Titulli kampion per te dytin vit radhazi dhe per te treten here ne histori, e ka kthyer Korcen ne epiqendren e festes gjate ceremonise se dorezimit te trofeut.

Ne nje koncert festiv ne stadiumin “Skenderbeu”, presidenti i FSHF-se Armand Duka ka dhene edhe medaljet per lojtaret kampione te Kategorise Superiore, si dhe trofeun e kampionatit.

Festa e titullit kampion ka zgjatur deri ne oret e para te mengjesit te se henes, ku protagonistet e titullit kane dale edhe ne qytet per te shfaqur me krenari trofeun. Pjese e ketyre festimeve duket se eshte bere edhe kengetarja Ciljeta Xhilaga, e cila e ka ndezur me shume atmosferen. Kengetarja kishte veshur nje fustan te shkurter gri, dhe nje pale taka “pink”, qe e tregojne ate shume seksi dhe provokuese.

Ajo kishte vene ne qafe edhe shallin e skuadres se Skenderbeut. Kengetarja kohet e fundit eshte ndare edhe nga i dashuri i saj, pasi ky i fundit eshte arrestuar ne Itali, per shperndarje lendesh narkotike.

Por kjo nuk e ka penguar kengetaren te vazhdoje perpara me aktivitetin e saj artistik dhe ate privat.

Pak dite me pare Ciljeta ka njoftuar edhe hapjen e biznesit te saj te ri te veshjeve, qe do te quaje “Just Ciljeta”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here