Këngëtarja e ka mbajtur sekret lajmin duke u zhdukur nga qarkullimi, fëmija është i seksit mashkull.

Zakonisht, kur publikojmë lajme mbi shtatzëninë e një personazhi publik, këtij lajmi i paraprijnë disa të tjera. Si p.sh. ne tregojmë fillimisht për njohjen e saj me një djalë, më pas për dashurinë e në fund për martesën apo bashkëjetesën.

Pas këtyre lajmeve, askush nuk çuditet kur mëson se X vajzë e njohur ka mbetur shtatzënë, kështu që ju mirëkuptojmë nëse do të shprehni habi teksa mësoni që Çiljeta është katërmuajshe shtatzënë.

Ajo, një vajzë shumë e çiltër dhe shumë disponibël ndaj gazetarëve, ka pranuar të ndajë me ta detaje nga jeta e saj private, siç kanë qenë lidhjet e saj të mëparshme me Romen dhe Aleksandrin e më pas edhe për fundin e historive me ta. Por kësaj here ka përdorur një taktikë tjetër, mbyllje totale ndaj mediave, duke pohuar se nuk ka asgjë të re për të na treguar e duke vendosur që të mos ndajë me ne superlajmin, që është shtatzaënë.

Dhe ia ka dalë në fakt të fshihet, sepse tani që është katërmuajshe shtatzënë, nëse e takojmë, do ishte e pamundur që të mos pikasej barku i saj tashmë i rritur. Mbas këtij lajmi të konfirmuar nga burime të sigurta, pyeja e radhës është, me kë e ka fëmijën Çiljeta? E kishim lënë te ndarja me Aleksandrin këtë fillim vit, si dhe te lajmi tjetër që ai është ndaluar nga policia dhe është në burg në Itali. Po më pas, çfarë ka ndodhur? Sipas burimeve tona, Çiljeta ka vazhduar ta takojë Aleksandrin edhe përtej hekurave, të paktën deri nga pranvera. Më pas nuk dimë ç’ka ndodhur me historinë e tyre…
Por ka edhe një version tjetër të fakteve. Thuhet se Çiljeta e ka mbyllur tashmë historinë me Aleksandrin dhe ka hapur një kapitull të ri jete. Ajo ka njohur një djalë të huaj me banim në Londër dhe fëmijën e ka me të. Madje gazeta disponon edhe foton e djalit, por menduam që nuk është ky momenti i duhur për ta publikuar, meqë Çiljeta nuk ka hedhur ende dritë mbi këtë ngjarje dhe presim disa konfirmime prej saj për të qenë sa më korrektë. Aktualisht lajmin mbi shtazëninë, Çiljeta e ka ndarë me njerëz shumë të afërt të saj, madje edhe i ati e ka mësuar rreth dy javë më parë. Momentalisht është në muajin e katërt dhe, nga vizitat e bëra tek gjinekologu, thuhet se fëmija është i seksit mashkull.
Ndërkohë që ne jemi shumë kuriozë për ta parë Çiljetën shtatzënë, por edhe shumë të kënaqur që po bëhet nënë, menduam të publikojmë disa foto të saj shtatzaënë, por jo prej vërteti. Janë foto të realizuara gjatë xhirimeve të një filmi në Itali ku Çiljetës i duhej të luante rolin e një vajze shtatzënë. Duket se ky rol i ka sjellë fat, sepse fiks një vit pas filmit, ajo ngeli shtazaënë me të vërtetë.

Ndërsa fotoja më e freskët dhe e fundit që kemi nga Çiljeta, është ajo e realizuar një muaj më parë në Vlorë me djemtë e grupit Los Rebujitos.

Natyrisht kur kemi parë këtë foto, as na ka shkuar ndër mend të shikonim barkun e saj që në fakt duket pak i rrumbullakosur, ndërkohë që Çiljeta tregonte mes miqsh se kishte filluar të shëndoshej pak. Aty në fakt është tremuajshe shtatzënë. Ne i urojmë që gjithçka t’i shkojë mbarë në rrugën e bukur për t’u bërë nënë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here