Ka dashur që të shfrytëzojë ndoshta ditët e fundit me diell dhe ka zgjedhur pikërisht liqenin artificial për të pirë një kafe me një nga mikeshat e saj. Çiljeta Xhilaga e cilat tashmë është në muajin e pestë të shtatzënisë, duket se i ka ruajtur format e saj megjithëse barku është bërë më i dukshëm.

Ashtu si të gjitha nënat që janë në pritje të një fëmije edhe ajo nuk mund t’i rezistojë dot kënaqësisë që të jep prekja e barkut dhe ka vendosur dorën mbi të.

Përbri kësaj fotoje të publikuar në faqen e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar “Për një kafe të paparë nga liqeni ….”, se çfarë ka pasur të paparë kjo kafe ne nuk e dimë, por ajo që është e dukshme në këtë foto është fakti se megjithëse është në pritje të një fëmijë, Çiljeta nuk heq dora nga veshjet e saj seksi. Yllka Selita Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here