Në jetën e përditshme janë mikesha të mira prej disa vitesh tashmë, ndërsa në klip do t’ju befasojnë intrigat që i thurin njëra-tjetrës.

Njëra më agresive se tjetra, ato përpiqen që në ditët më të mira t’i bëjnë keq njëra-tjetrës. Tashmë klipi i këngës “Mike dhe rivale” është në studiot e montazhit dhe së shpejti në ekranet muzikore do të shohim një rikthim të Ingridit dhe Çiljetës bashkë, pas pesë vitesh me klipin “Puçi puçi”.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk e ka veshur ende në jetën reale fustanin e nusërisë, në këtë klip ato shfaqen të dyja të veshura si nuse dhe në dasmë ka shumë të ftuar që janë kolegë të tyre. Janë vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, Valbona Mema, Rezarta Shkurta etj., ndërkohë që nuk mungon këngëtari i njohur i muzikës popullore tallava, Sinan Hoxha.

Nuk e dimë nëse në martesat e tyre reale Ingridi dhe Çilejta do të preferojnë muzikën e këtyre këngëtareve, por në fotot e klipit Sinani duket si kumbar i vajzave që po martohen “me gjasme”. Thuhet se klipi, krahas fabulës së bukur, ka shumë situata gazmore, aq sa vetë Çiljeta ka pohuar se gjatë montimeve të klipit ka qeshur me lot. Dasma false e dy këngëtareve është zhvilluar në ambientet e Sheraton, ndërkohë që është ftuar si një nga shoqërueset e vajzave edhe këngëtarja Rezarta Shkurta.

Mbasi dy vajzat ia bëjnë çorap dasmat njëra-tjetrës, ngjarjet spostohen disa vite më vonë, ku tashmë këngëtaret shfaqen të plakura dhe kujtojnë bëmat e tyre të rinisë. Pra, ky është tamam modeli që na bën të mendojmë se jetës duhet t’i nxjerrim ujin e zi, që të kemi çfarë të kujtojmë kur të plakemi.

Në jetën reale, Çiljeta ka një lidhje të stabilizuar me Aleksandrin, prej gati dy vjetësh, një dashuri që funksionon mrekullisht edhe pse në largësi, ndërkohë që këngëtarja nuk ka dhënë endedetaje se si do të shkojë lidhja mes tyre dhe kur do të martohen. Ingridi nga ana tjetër ka veshur fustanin e nusërisë në klip, teksa është shtatzënë, por edhe ajo nuk ka rrëfyer nëse do të ketë ceremoni martese me fustan të bardhë mes saj dhe Gentit dhe, nëse po, kjo do të ndodhë para apo pas lindjes së bebes. Të presim pra surprizën më të re të dy këngëtareve seksi, të cilat premtojnë se ky do të jetë klipi i vitit, pasi edhe kënga e kompozuar nga Elgid Doda do të jetë një surprizë më vete./Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here