Këngëtarja seksi sapo ka mbyllur xhirimet e një filmi të realizuar në Itali dhe për momentin gjendet në Shqipëri.

E kënaqur me rolin e një baristeje shtatzënë, që i ishte besuar nga regjisori shqiptar i rritur në Itali, Jetmir Pjetërnikaj, Çili duket se po joshet shumë nga kinematografia, pasi të tjera mundësi i janë shfaqur në horizont. Do të braktisë muzikën?! “Jo, – thotë ajo, – sepse me muzikën praktikisht jam rritur”.

E pyetur se çfarë i mungon më shumë kur largohet nga Shqipëria; gjë që ndodh shpesh kryesisht për shkak të koncerteve; Çiljeta thotë: “Familja, mami dhe babi dhe natyrisht edhe qeni im. Kur vij këtu, takohem me mikeshat, mes së cilave natyrisht me Ingridin.

Jam shumë e lumtur që ajo do të bëhet mami së shpejti, sepse është një gjë që e ka dëshiruar prej kohësh së bashku me partnerin e saj, Gentin. Është interesante se jam unë personi i parë që i ka bërë një dhuratë për djalin e vogël që do vijë në jetë pas disa muajsh. Kur jemi me njëra-tjetrën, i themi bebit për mua teze Çiljeta”. Dyshja e këngëtareve njihen për miqësinë me njëra-tjetrën, ma

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here