Vitet bëjnë punën e tyre, prandaj edhe Çiljeta nuk ka sesi fsheh që tani pas gati një dekade në skenë, nuk mund të jetë më ajo vajza lozonjare që shumica e njerëzve e identifikojnë me linjat e saj perfekte dhe sharmin e një femre sensuale.

Ka ardhur momenti që të përjetojë ndryshimin e madh për të cilin ka folur shpesh, të të qënit më serioze dhe me një imazh më të qëndrueshëm, transmeton Shqiptarja.

Syzet e reja ngjyrë pink, që nuk janë aspak për qëllime shëndetësore, por estetike, tendenca e fundit e stilistëve për t’u dukur një femër prej së cilës mund të mësosh më shumë duke e njohur nga afër. E përtej kësaj, qëndrimi sensual, impostimi i staturës dhe buzëve e tradhëtojnë sërish këngëtaren e njohur. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja deklaroi se po planifikon të bëhet së afërmi nënë, ndoshta ky ndryshim i lookut, është vetëm zanafilla e një transformimi të madh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here