Duket e habitshme në fakt, por është më se e vërtetë.

Çiljeta Xhilaga, këngëtarja seksi që gjithmonë është dalluar për shijen në zgjedhjen e veshjeve dhe kujdesin që ato të mos jenë asnjëherë të përsëritura kohët e fundit, është tërhequr nga një fiksim.

Fustani portokalli i markës “Cavalli” duket se i ka hyrë shumë në zemër Çilit, për këtë arsye ajo dhe nuk po e heq dot nga trupi.

Nuk e dimë në ky fiksim ka ardhur për shkak të çmimit të konsiderueshëm të fustanit (800 euro), apo për ndonjë arsye tjetër…

Nëse do t’i mëshojmë argumentit “çmim”, ky nuk është edhe shumë i besueshëm pasi në garderobën e Çili Xhilagës ka veshje edhe më të shtrenjta, prandaj vetvetiu na lind pyetja: “Mosvallë Çili është supersticioze, mos ndoshta ky fustan është fatsjellës për të?”/BLUETOOTH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here