Kur Çiljeta u shfaq në “Dancing with the stars” me flokë të kuqe, komplimentet që mori për lookun ishin të shumta.

Ndër fansat e saj për këtë look ishte edhe Arian Çani i cili një javë më vonë kur Çiljeta u shfaq përsëri me flokë të zeza nuk ngurroi ta qortonte.

Duket se Çiljeta marrë edhe shumë qortime tjera sepse së fundmi i është rikthyer përsëri flokëve të kuq.

Për herë të parë, pas shfaqjes te “Dancing with the stars” ajo u shfaq përsëri me flokë të kuqe, gjatë Netëve të klipit shqiptar. Çiljeta duhet përgëzuar për durimin që ka treguar për të mbajtur këtë ngjyrë flokësh për më shumë se tre javë sepse vazhdon t’i ketë akoma në të njëjtën ngjyrë, ose për të qenë më të sigurt deri pak ditë më parë ka qenë me flokë të kuqe.

Në fakt këngëtarja e ka fare të thjeshtë të ndryshojë ngjyrën çdo javë, sepse mamaja e saj drejton një sallon bukurie dhe mesa duket Çiljeta është “kavia” e preferuar e së ëmës për sa i takon eksperimenteve që bën me bojëra të ndryshme flokësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here