Yll i reality, Kim Kardashian, gjendet në krye të listës së të famshmëve më të ekspozuar përkrah aktores Lindsay Lohan, dhe yllit të reality show, Nicole Snooki, janët rezultatet e hulumtimit të kompanisë “E-Poll.”

Edhe pse Kim Kardashian rrallë kush do ta quante “yll”, ajo është personi më i ekspozuar në mediet amerikane. Pas saj gjendet aktorja problematike, Lindsay Lohan, e cila kohët e fundit përfundoi dënimin me kusht, dhe Nicole Snooki, ylli i reality show.

Në vendin e katërt dhe të pestë gjenden Nadia Suleman dhe pasanikja Paris Hilton.

“Një dekadë më parë, ekspozimi në reality show do të thoshte sikur të merrje një “puthje vdekjeprurëse”. Sot është ndryshe, marrja pjesë në të është si lëndë djegëse me të cilën ju përparoni më shpejt në maja”, ka thënë drejtoi i kompanisë “E-Poll”, e cila ka kryer studimin.

Lista e personave më të ekspozuar:

1. Kim Kardashian
2. Lindsay Lohan
3. Nicole Snooki
4. Nadia Suleman
5. Paris Hilton
6. Kate Gosselin
7. Mike Sorrentino
8. Kourtney Kardashian
9. Louis Johnson
10. Khloe Kardashian

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here