Bukuroshë, të rinj dhe jashtëzakonisht të suksesshëm, këta janë djemtë ‘melhem” për sy, dhe ende askush nuk i ka bërë për vete.

Ne besojmë se nuk do të jenë edhe për një kohë të gjatë të lirë dhe edhe pse vështirë se mund t’i kemi të paktën mund t’i shikojmë. Cili është i preferuari i juaj?

Princi Harry

Sapo Williami u zhyt në ujërat e martesës, sytë u transferuan tek i riu, Harry. Treni i fundit i familjes mbretërore mund edhe të jetë nisur, ngase flitet që ai është në lidhje me Pippa Middleton. Harry është i heshtur dhe derisa ne nuk shohim ndonjë unazë në dorën e dikujt, ne e konsiderojmë atë të lirë.

Ryan Gosling

E kemi shikuar në filmin “Crazy, Stupid, Love” ku nga një djalosh i keq kthehet në një djalosh të dashuruar, dhe aktualisht në jetën e Ryanit nuk ka vajzë së cilës ia ka dhuruar zemrën, ose të paktën unazën.

Ryan Reynolds

Ai ishte i lidhur me Alanis Morissette, u martua me Scarlett Johansson, dhe aktualisht është në lidhje me Blake Lively, së cilës nuk i ka blerë unazë, edhe pse ajo tha se ishte e gatshme për martesë. Ne shpresojmë se Ryan do të mbetet solo të paktën edhe për disa kohë, sepse nuk është mirë të shkruajmë thashetheme mbi burrat e martuar

Justin Timberlake

Disa ditë ai u lidh me Jessica Biel, por derisa nuk e pohojnë këtë, ne e shohim atë të lirë.

Bradley Cooper

Njerëzit e votuan atë si mashkullin më seksi në botë, dhe nuk mund të ankohet. Bradley është i pashëm, flet gjuhën frënge, gatuan dhe nuk ka grua. Djalë i përsosur…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here