Ceremonitë e ndryshme, si për shembull ato të dhënies së çmimeve, përveç magjisë dhe befasive që sjellin, shpesh dinë të jenë të mbushura me gjëra të mërzitshme.

Shpesh këtë monotoni të krijuar ditën ta ndërpresin individët, të cilët nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë pijes dhe paraqiteshin të dehur në këto manifestime.

Elizabeth Taylor

Aktorja legjendare u paraqit gjysmë e dehur në dhënien e shpërblimeve “Golden Globes” më 2001. Kjo ka qenë me siguri njëra nga katastrofat më të mëdha në ndonjë ceremoni të dhënies së çmimeve. Kishte shumë që u argëtuan me këtë gjë, por aktorja ishte shumë e pikëlluar.

Mariah Carey

Diva e muzikës botërore pa turp tregoi se sa mundet të jetë e dehur në manifestimin “People’s Choice Awards” në muajin janar të vitit 2010.

Britney Spears

Viti 2007 do të duhej të ishte vit i rikthimit të madh të pop-princeshës, por doli të jetë edhe një “zhytje” e saj. Paraqitjen e dehur dhe “playback” e shpëtuan nga katastrofa totale vetëm valltarët përcjellës.

Lily Allen

Këngëtarja britanike ka pasur shumë paraqitje si e dehur, por në dhënien e çmimeve “GQ” më 2008, pak e kishte tepruar para kamerave kur u paraqit përkrah këngëtarit më të vjetër Sir Elton John-in.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here