Në numrin e ri të revistës “Playboy”, legjendari Hugh Hefner ka bërë një listë të femrave më seksi të ditëve të sotme. Femrat më seksi të planetit, 86-vjeçari i ka përzgjedhur në bashkëpunim me ekipin e tij editorial.

Bukuroshet nuk janë ranguar por vetëm janë theksuar.

Është interesante se në listën e tij nuk figuron emri i aktores amerikane Pamela Anderson, e cila më së shumti herë është shfaqur lakuriq në revistën “Playboy”, por edhe shumë bukuroshe të tjera të cilat janë sot në modë.

Babai i revistës erotike “Playboy”, Hefner, në këtë listë në mes të tjerash ka përfshirë të dashurën e reperit amerikan, Kanye West, Kim Kardashian, aktoren amerikane 27-vjeçare, Scarlett Johansson, top-modelen izraelite, Bar Refaeli, si dhe aktoren, Camilla Bell dhe këngëtaren Aubrey O’Day.

Manjati i medieve, të cilin e fejuara Crystal Harris, e ka lënë disa ditë para dasmës vitin e kaluar, kohë më parë ka deklaruar se ai nuk do të lëndohet nëse femrat dalin me të vetëm që të bëjnë karrierë.

“Unë nuk do të lëndohesha. E vërteta është se femrat më shfrytëzojnë mua që të bëhen të njohura dhe do të ishte qesharake nëse nuk do ta vëreja këtë,” ka thënë Hefner.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here