Burime të afërta me këngëtaren kanë treguar se Dafina do të martohej gjatë verës 2010. Tashmë është bërë dimër dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur, çka ka shtuar dhe më tepër kërshërinë e fansave në lidhje më ndonjë problem të mundshëm në marrëdhëniet e çiftit.

Rrahja e Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit është pasuar me një tjetër rrahje midis personazheve të njohur publikë në Shqipe.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe për të është folur gjatë gjithë javës në shtypin vendas. Flitet për një grindje ose më mirë rrahje midis këngëtares Dafina Zeqiri dhe modeles Xhylije Nura.

Shkak për këtë besohet të jetë bërë një marrëdhënie e shkurtër që modelja nga Kosova ka pasur me të fejuarin e Dafinës, ndërsa kjo e fundit ishte për pushime në Suedi tek familja e saj.

Në shtyp janë botuar disa foto të Krenar Cocaj (i fejuari i Dafinës) duke u puthur me Xhylijen, por kjo gjë është mohuar nga këngëtarja, e cila ka thënë se djali në foto nuk është i fejuari i saj.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar gazetat të flasin për një rrahje që ka ndodhur në ambientet e klub “Monako” në Prishtinë, të cilën Dafina sërish e mohon se ka ndodhur. Po midis këtyre gjithë mohimeve, ajo ka pranuar një të vërtetë; Në të shkuarën Krenari dhe Xhylije kanë pasur një lidhje.

Xhylije Nura

Xhylije nuk ka jetuar shumë larg Dafinës, pasi, si këngëtarja dhe Xhylije vjen nga veriu i Europës. Së bashku me familjen, ajo ka jetuar në Finlandë, ku ka filluar dhe të merret me modelim. Momentalisht gjendet në Kosovë për studime, ndërsa ne kemi shkruar për Xhylijen kohë më parë, kur kemi folur për Miss Kosovën ku ajo u kurorëzua dhe me çmimin “Miss Interneti”.

Kohët e fundit, bukuroshja ka rënë pre e një kurthi në internet, në të cilin gjatë një bisede në msn, ajo shfaqet duke bërë striptiz deri në zhveshje totale. Kjo video që tashmë është shpërndarë në internet, shërbeu si një “black mail” për modelen, pasi realizuesit e saj në këmbim të mospublikimit të videos i kërkuan një shumë parash, që mesa duket Xhylija ka refuzuar ta bëjë dhe si përfundim….

E vërtetë, apo jo?

Nëse kjo ngjarje është e vërtetë apo jo, do ta mësojmë vetëm në javët e ardhshme, fillimisht falë daljeve publike të Dafinës e nëse Krenari do t’i gjendet përkrahu. Normale që do të ketë dhe intervista justifikuese, por ne po mendojmë se ndoshta gjërat nuk kanë shkuar deri në këtë pikë. Ndoshta një shpullë aty-këtu, por duke njohur tipin e qetë të Dafinës dhe Xhylijes, gjithçka duket disi e ekzagjeruar. Megjithatë… kaq specifike sa janë dhënë faktet, kurrë nuk i dihet.

Dafina dhe Krenari do të martoheshin verën që shkoi

Teksa ajo gjendej me të dashurin në Australi ku po xhironte videon e këngës “Rock This Club”, në Kosovë programi i njohur “Express Live” publikoi një lajm, në të cilin thuhej se burime të afërta me këngëtaren kanë treguar se Dafina do të martohej gjatë verës 2010. Tashmë është bërë dimër dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur, çka ka shtuar dhe më tepër kërshërinë e fansave në lidhje më ndonjë problem të mundshëm në marrëdhëniet e çiftit.

Viti i ndarjeve

Këtë vit shumë prej këngëtareve të njohura në Kosovë e kanë parë veten vetëm. Ndarja më e bujshme ka qenë ajo e Genta Ismajlit nga Miloti. Teksa i pyesnin në intervista, nëse e kishin vendosur datën e martesës, çifti asnjëherë nuk dha përgjigje të saktë, ama kur i pyetën për ndarjen… datë ekzakte. Vesa Luma, gjithashtu, u nda nga i fejuari i saj, pas një lidhje disavjeçare, për të cilin këndoi dhe një këngë tek “Kënga Magjike” e më pas të njëjtin fat pësoi dhe mikesha e saj Rona Nishliu. Fjalët për një tradhti dhe një ndarje midis Nora Istrefit dhe të fejuarit të saj, Robertit, kishin muaj që silleshin rrotull nëpër Prishtinë derisa, më në fund, çifti filloi të shfaqej kudo, së bashku për të provuar të kundërtën. Kush e ka radhën tash?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here