Cila do të jetë surpriza e Mc Kreshës për fansat?Reperi Mc Kresha, është i njohur edhe si teksshkrues, e dhe shumë këngë të tij tashmë konsiderohen hite. Ai këto ditë të nxehta vere është duke i kaluar nëpër koncerte të ndryshme kryesisht brenda Kosovës, këtë gjë e bëri të ditur edhe vetë reperi Kresha për Indeksonline.

Ka një kohë të gjatë prej që dyshja Kresha dhe Lyricel Son, nuk kanë publikuar diçka të re për fansat e tyre, por siç duket ata gjatë kësaj kohë nuk kanë qëndruar pa bërë gjë, këtë gjë e bëri të ditur edhe vetë reperi Kresha i cili tha se është ende herët për të bërë të ditur detajet.

“Po mendoj që nuk kemi me i zhgenjy fansat. Ne gjatë kësaj kohe nuk kemi ndenjur por niher për niher nuk mundem me than ende diçka konkrete por besoje që kemi me i befasua për të mirë fansat ”

“Tash për momentin jam duke u marrë me koncerte kryesisht brenda Kosovës dhe jam i kënaqur me pritjet që po na bëhen” , është shprehur Kresha.

“Beat Murder”, nga MC Kresha ft. Keepman & Lyrical Son është njëra ndër këngët e cila u pritë dhe u pëlqye tejet mase nga simpatizantët e reperëve dhe besojmë që edhe në të ardhmen fansat e Kreshës dhe Lyricel Sonit, do të ndahen të kënaqur nga risit e tyre e deri atëherë presim se cila do të jetë surpriza e radhës nga reperët./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here