Brad Pitt dhe Angeline JolieÇifti më i famshëm në botë, Brad Pitt dhe Angeline Jolie për t’u garantuar “normalitet” fëmijëve të tyre kanë shpenzuar 52 milion euro për blerjen e një kështjelle në Francë.

Kështjella që gjendet në Provenza të Francës, është transformuar në një shtëpi ëndërrash për të gjithë familjen.

Ajo përbëhet nga 35 dhoma, secila e pajisur me nga një vaskë xhakuzi në banjo, një sallë fitnesi dhe një pistë për ulje helikopteri.

I pyetur nga gazetarët për këtë zgjedhje Brad Pitt tha se shtëpia është marrë për t’u ofruar një “jetë normale” gjashtë fëmijëve të tyre.

Ende pa u transferuar mirë “Brangeline” janë në kërkim të shkollave për fëmijët e tyre dhe po përpiqen të mësojnë mirë gjuhën frënge.

Nderkohe qe ata nuk do te ndjehen vetem ne zone, pasi aty ka njerez te tjere te famshem qe ata do t’i kene fqinj, si U2 dhe ciftin tjeter hollivudian Johnny Deep dhe Vanessa Paradise.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here