Princi i Britanisë, William dhe princesha Katherine, janë duke qëndruar në një villë luksoze me çmim 4000 mijë funte nata në një ishull privat në Seychele për muajin e tyre të mjaltit.

Çifti mbretëror, të cilët janë martuar më 29 prill në Westminster Abbey, kanë shkuar në një ishull privat në brigjet e Afrikës Lindore për një pushim dhjetë ditor, ku pos që janë të garantuara gjërat luksoze, është e garantuar privatësia totale.

“Ishulli është shumë i famshëm, pasi yjet duan pos gjërave super luksoze edhe privatësi totale. Të gjithë atje janë në muaj të mjaltit, kështu që William dhe Kate nuk do të pengohen. Ata do të jenë në gjendje që të relaksohen privatisht dhe të kënaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit”, theksoi një burim për The Sun.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here