Çifti kryeministror në kinemaÇifti kryeministror ka ndjekur mbrëmjen e djeshme premierën e filmit “Pritja”, kushtuar Papa Françeskut.

Në fotoalbumin e shpërndarë në Facebook, Kryeministri Rama shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Lindën duke shëtitur në Pedonalen e kryeqytetit, para dhe pas përfundimit të projeksionit të filmit.

“Pritja”, një film që merr shkas nga vizita historike e Papa Françeskut në Shqipëri, u shfaq dje në mbrëmje për publikun e kryeqytetit.

Filmi u realizua nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Filmi “Pritja”, i regjisorit Roland Sejko, bazohet në librin “Rrno vetëm për me tregue” të At Zef Pllumit dhe bazohet mbi dokumente, foto dhe xhirime nga arkivat e filmit në Shqipëri dhe Institutit Luce./telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here