Kanë ngelur edhe dy muaj që në jetë të vijë fëmija i Kastros dhe i Erleta Hotit. Lidhja e tyre fillimisht dukej interesante, për faktin se asnjëri nuk e kishte pranuar publikisht, por më vonë dolën në publik fotot ku çifti kishte kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Kastro ka kohë që jeton dhe punon në Prishtinë, ku edhe ka mundur të vjedhë zemrën e Erletës.

Vajza e njohur e ekranit kosovar pritet që edhe dy muaj të sjellë në jetë engjëllin e saj të parë, që është i gjinisë femër. Gjininë e bebes e bëri publike i ati, Kastro, përmes një statusi ku shkruante:

‘’Bëhem me vajzë, me princeshën e jetës sime. Në fakt bëhem me dy princesha. JU DUA’’, thuhet në komentin e shkruar nga Kastro, ku më pas shumë personalitete të njohura të ekranit kanë pasur mundësinë ta urojnë çiftin për fëmijën, mes tyre Eliza Hoxha, Shota Baraliu, Olta Gixhari e shumë të tjerë. ‘’Asnjëri nuk e ka idenë më të vogël se sa ju dua ju.

Të dua Erleta me princeshën brenda, ju kam jetë’’, thuhet më tej në komentin tjetër. Ndërsa, mësohet se vajza që do lindë Erleta, do të mbaj emrin Era, një emër tashmë i pranuar edhe nga Kastro. Deri më tani, Erleta nuk ka publikuar as edhe ndonjë foto në të cilën shihet si shtatzënë. Ndaj pritet të shohim atë pas lindjes se çfarë fiziku do të ketë, pasi gjithmonë është shquar si femër me linja shumë të bukura trupore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here