Këngëtarja e shndërruar në dizajnere, Victoria Beckham, së shpejti do të sjellë në jetë edhe një tjetër fëmijë, edhe atë vetëm 15 muaj pasi ka lindur vajzën Harper Seven.

Sipas faqeve të thashethemeve, gruaja e David Beckham është sërish shtatzënë. Burime të Hollywoodlife thonë se ajo po merr vitamina shtesë dhe nuk pi alkool.

Çifti i famshëm britanik tashmë kanë katër fëmijë – Brooklyn (13-vjeçar), Romeo (nëntëvjeçar), Cruz (shtatëvjeçar) dhe Harper (njëvjeçare).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here