Victoria dhe David Beckham po kalojnë gjthnjë e më shumë kohë larg njëri – tjetrit, ndërsa zënkat e shumta mes tyre po e vënë në rrezik martesën.Çifti Beckham në krizë?

Një burim i tha britanikes “The Sun” se, ndonëse në pamje të jashtme duket sikur çdo gjë shkon mirë, mes çiftit të famshëm ka shumë tension. Po sipas këtij burimi, Victoria ndihet tepër e lodhur dhe e stresuar nga puna, ndërsa David ka një qëndrim shumë më të qetë dhe të relaksuar që nga dalja në pension.

Zërat se martesa e tyre 14 – vjeçare është në krizë qarkullojnë prej disa javësh, megjithatë burime të ndryshme, thonë se Victoria dhe David janë të vendosur për ta shpëtuar atë.

Stilistja e famshme 41 – vjeçare dhe ish – futbollisti i Anglisë u shfaqën krah njëri – tjetrit të enjten e shkuar, pas javësh që nuk fotografoheshin bashkë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here