Mediat britanike bëjnë të ditur se David dhe Victoria Beckham kanë shpenzuar 54 mijë dollarë për gjashtë pemë Krishtlindjesh dhe dekorin e shtëpisë për festat e fundvitit.

Çifti ka kontaktuar me një nga dyqanet më të specializuara në Britani, për të dekoruar shtëpinë e tyre në Heartfodshire, para mbërritjes së tyre fundjavën e ardhshme.

“Victoria ka kërkuar vetëm zbukurime qelqi dhe argjendi për të gjitha pemët e dhomave kryesore të shtëpisë, si dhe shumë zbukurime për korridoret” , -tha një burim.

Victoria Beckham bëri të ditur se po kujdeset që Krishtlindja e parë për vajzën e saj Harper të jetë e veçantë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here