E nisim me urimin “Gëzuar 14 Shkurtin” për të gjithë të dashuruarit. Ndërsa për ju çifte të shou-bizt që nuk e shihni vetëm këtu si më të preferuarit, ndoshta keni bërë diçka që publikut nuk i ka pëlqyer.

Në programin e natës në radion më atraktive në Kosove, në “Top Kosova Radio”, u zhvillua një sondazh për të vlerësuar çiftet më simpatike të shou-bizit shqiptar.

Dëgjuesit vlerësuan më së shumti këto dy çifte: Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj dhe Robert Berisha dhe Nora Istrefi. Ndoshta janë shumë simpatikë, ndoshta janë punëtorë, apo ndoshta janë në një lidhje shumë të fortë.

Megjithëse në këtë program u përmenden dhe shumë çifte të tjera, si Sokol dhe Gjyste Vulaj, Iliri dhe Gili, apo edhe ata që dëgjuesit mendonin se lajmet rozë janë të vërteta, si Ledri me Dafinën, apo Elvana me Florin.

Gjithsesi nëse ju të tjerët që jeni lidhur dhe e mohoni lidhjen kjo ka qenë arsyeja që fansat nuk ju kanë pëlqyer, por mos u merakosni, Shën Valentini është dhe për ju, festojeni./Kosova Sot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here