Ciara padit ish të fejuarin për shpifjeKëngëtarja e famshme Ciara, ka iniciuar padi 15 milionë dollarësh për shpifje ndaj ish të fejuarit të saj, reperit Future.

Muajin e kaluar reperi kishte përdorur rrjetin social “Twitter” për ta sulmuar Ciara-n dhe për ta akuzuar se nuk e ka lejuar të vizitojë djalin e tyre, gjithashtu i quajtur Future. “Kjo bushtër ka probleme me kontrollin.

Më duhet të përdori avokatë për të vizituar fëmijën dhe për këtë duhet të paguaj 15 mijë dollarë në muaj. Unë vetëm dua të shoh fëmijën tim. Kam heshtur më shumë se një vit. Tani e kam humbur durimin”, kishte shkruar ai. Ciara kurrë nuk ishte përgjigjur ndaj këtyre akuzave, por tani ka ngritur padi në gjykatën e Gjorgjia-s, duke e akuzuar atë se ka bërë deklarata të rreme dhe shpifëse.

Zeshkania 30 vjeçe, e cila tani është në romancë me ragbistin Russell Wilson, gjithashtu e akuzon Future se ai ka filluar grindjet, pasi ka dashur të tërheqë vëmendjen në projektet e tij të reja, duke përfshirë edhe albumin e ri “Evol” dhe turneun. Po ashtu, Ciara e akuzon se po e shfrytëzon romancën e saj me Wilson, për të promovuar punën e vet. Ajo thotë se reperi po mundohet të rrënojë reputacionin dhe se komentet e tij kanë ndikuar negativisht në raportet e saj të biznesit. Tani kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here