Jennifer Love Hewitt është shpallur aktorja më e keqe që nga viti 1985. Këtë vlerësim e ka bërë një portal filmik, duke u bazuar në kritikat e ueb sajtit Rotten Tomatoes.

Jennifer e mori këtë vlerësim falë roleve të dobëta në shumë filma horror, por edhe në komedi. Ndërsa, vendin e dytë e zuri ylli i filmit, Mena Suvari. Chuck Norris u shpall aktori më i keq.

Regjisori Mike Leigh është shpallur regjisori më i mirë i dekadës, ndërsa Josh Brolin dhe Dakota Fanning janë yjet me përparimin më të madh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here