Këngëtarja Christina Aguilera ka hipur në motorin e aktorit të “Twilight”, Cam Gigandet gjatë një skene për filmin e saj të ri.

Ylli i muzikës pop është dukur shumë bukur me aktorin bukurosh i cili është duke xhiruar skena për filmin “Burlesque” në Kaliforni.

Duke veshur një shall të mirë, Xtina është ulur në ulësen e prapme të motorit “Tiumph”.

Christina luan rolin e Alisë, një vajze të vogël e cila udhëton në LA për të gjetur punë por përfundon në një klub striptizi.

Filmi, në të cilin luajnë po ashtu Kristen Bell, Cher dhe aktori skocez Alan Cumming do të jepet premier në fund të këtij vit./Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here