Christina AguileraChristina Aguilera ka lavdëruar burrin e saj Jordan Bratman gjatë një interviste emocionale televizive, në të cilën ajo e vlerëson martesën si një instrument për të harruar të kaluarën e saj abuzive.

Dyshja do të bëjnë katër vite martesë në muajin nëntor dhe tashmë kanë djalin 19-muajsh, Max. Aguilera thotë se dashuria e Bratman i ka ndihmuar asaj të mposhtë frikën pasi është rritur në mbikëqyrjen e një babai të dhunshëm.

“Jam rritur duke mos pasur një shembull të vërtetë të mashkullit dhe Jordan gjithmonë më bën të bie thellë e më thellë në dashuri me të, çdo ditë. Ai reflekton shumë dashuri dhe është një baba i shkëlqyeshëm për Max dhe më bën të jem femra më e lumtur në botë”, ka thënë Aguilera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here