Chris O'Dell bukuroshja qe cmendi yjet e rock-utGeorge Harrison i dedikoi nje kenge, Rolling Stones shfaqen fytyren e saj ne albumin “Exile on Main Street”, ndersa yje shume te tjere te muzikes linin koken per te.

Behet fjale per bjonden Chris O’Dell, e cila ka provuar shtratin me diva te muzikes, duke filluar nga Mick Jagger dhe per te vazhduar me Eric Clapton apo Bob Dylan. Gjate viteve ’60-’70 ajo ka qene shoqeruese e ne shume koncerte per grupet qe hodhen themelet e muzikes rock, por nuk kane qene te rralla netet kur i shoqeronte kengetaret edhe ne dhomen e gjumit.

Tashme ne moshen 62 vjecare ajo ka publikuar autobiografine ku rrefen cdo detaj te jetes.

Per te pershkruar ato momente te turbullta por edhe shume gazmore, 62 vjecarja nga Arizona ka preferuar nje fjali ku permbledh me se miri gjithcka: “Ishte njelloj sikur te kishe celesat e Disneyland”.

Sipas “Daily Telegraph”,  Chris ishte vetem 20 vjece kur la qytezen e Tuskon duke zbarkuar ne Londer. Kishte me vete vetem 60 sterlina por ishte shume e lezetshme dhe menjehere gjeti nje pune si asistente ne “Apple Records”, shtepia diskografike e Beatles. Ne keto vite, grupi nga Liverpool kishte arritur maksimumin e fames. Ishte pikerisht George Harrison qe u marros pas bjondes, te cilen e ftoi te jetonte ne shtepine e tij ku kishte edhe bashkeshorten.

Me pas Chris u be mikeshe me Pattie Boyd, bashkeshortja e Ringo Starr. Nje prej momenteve me interesante te librit eshte ai kur ajo rrefen nje moment dialogu mes George Harrison dhe Ringo Starr. I pari i rrefen te dytit se kishte kryer marredhenie seksuale me bashkeshorten e tij Maureen. “Ringo, jam dashuruar me gruan tende”, i tha Harrison, ndersa Starr ia ktheu: “Me mire ti se ndonje njeri tjeter qe nuk e njoh”. Por pas ketij momenti Ringo ngushellohet me Chris, lidhje qe zgjati rreth 3 muaj.

Ne autobiografi, O’Dell nuk fsheh edhe lidhjen e ngushte mes trinise, “seks, droge dhe rock’ n’ roll”. “Nuk benim gje tjeter vecse pinim cdo gje qe na dilte perpara”, shton 62 vjecarja. Kur grupi i Beatles u shperbe, Chris u bashkua me Rolling Stones dhe ne vitin 1972 kaloi shume nete me Mick Jagger. Pas dy vjetesh ishte rradha e Bob Dylan, por me pas erdhi Eric Clapton.

O’Dell e braktisi boten e muzikes rock dhe u martua me djalin e baronit te Amphillit, Anthony John Mark Russell, duke kaluar nga bota e shthurur ne ate te aristokracise. /tch/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here