Chris Brown mund të ndihet mjaft i turpëruar, pasi po akuzohet se ka vjedhur një iPhone të një fanseje të tij.

Ylli i R&B besohet se e vodhi telefonin pasi akuzuesja e tij tentoi të fotografohej jashtë një klubi të natës në Miami. Policia është duke hetuar akuzat e 24 vjeçares, Christal Spann.

Spann thotë se i foli Brownit dhe reperit Tyga jashtë klubit të natës Cameo, teksa Brown ishte duke hyrë në Bentleyn e tij. Dhe posa e ka vërejtur, ai hapi dyert, ia mori telefonin dhe në shpejtësi u largua nga vendi i ngjarjes.

“Lavire, ti nuk do ta publikosh këtë në asnjë webfaqe”, kishte thënë Brown në momentin kur e mori iPhone-in në dorë sipas TMZ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here