Chris Brown ka kërkuar falje tek të gjithë ata që janë ofenduar kur ai theu një dritare të një dhome veshje për t`u larguar nga objektet e emisionit “Good Morning America”, pasi është pyetur për sulmin e tij fizik ndaj Rihannas.

 

Këngëtari 21 vjeçar ishte dënuar me 5 vjet liri me kusht dhe gjashtë muaj shërbim ndaj komunitetit pas sulmit ndaj Rihannas në shkurt të vitit 2009.

 

“Para së gjithash dua t`u kërkoj falje të gjithëve që janë shqetësuar, të gjithë ata që janë ofenduar, ose janë zhgënjyer nga veprimet e mia për shkak se edhe unë jam tejet i zhgënjyer nga veprimet e mia”.

 

“Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë ndodhi. Kur unë bëj emisione ose intervista, kam dëshirë që të di për çfarë pyetem në mënyrë që të di se për çfarë përgjigjem dhe nuk është mirë që shoumenët të mos u përshtaten kushteve që vëmë ne artistët”, u shpreh Brown.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here