Në kopertinë e albumit të ri, këngëtari Chris Brown ka vendosur të nxjërr vajzën e tij të vogël.
Ndryshe nga shumë artistë që fëmijët nuk i publikojnë në rrjetet sociale dhe janë shumë fanatikë edhe me paparacët, Chris Brown ka vendosur të bëjë të kundërtën.
Ai mendon se me imazhin e të bijës 17 muajshe, Royalty do të pushtojë tregun në muzikë.
Ky është albumi i tij i shtatë dhe do të quhet pikërisht, “Royalty”. Kopertina e albumit do të jetë bardh e zi dhe në të, babë e bijë kanë pozuar të zhveshur.