Blogerja italianë Chiara Ferragni ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për gjithë fansat e saj. Ajo ka zbuluar se dokumentari që do të rrëfeje jëtën e saj është gati dhe se do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Venecia.

“Jam e përlotur. Filmi-dokumentar për jetën time do shfaqet në Festivalin e Venecias. Dua t’i them faleminderit drejtorit artistik që më ndihmoi të bëj realitet ëndrrën time të fëmijërisë. Jam shumë e lumtur që do e shikoni të gjithë. ‘Chiara Ferragni-Unpsoted’ do të jetë ajo që nuk keni parë nga unë”, shkruan ndër të tjera ylli italian.

Dokumentari që pritej të dilte edhe më herët në treg është mundur të finalizohet vetëm tashmë dhe në do të shfaqet jeta e italianes përtej asaj që shihet në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here