Cheryl planifikon të bëhet dizajnere dhe producente Anëtarja e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole, ka filluar të mendojë për një karrierë tjetër.

A jo dëshiron të lansojë linjën e saj të modës dhe të hapë një studio incizimi.

Të hënën, Cheryl ka debutuar me këngën e parë solo “Fight For This Love” duke nxitur spekulime se dëshiron të largohet nga grupi i vajzave.

Duke mos komentuar spekulimet, këngëtarja thotë se edhe pse muzika është dashuria e saj e parë, ajo ka disa plane biznesi për kohën kur të heqë dorë nga muzika, siç është lansimi i një linje të modës, si edhe realizimi i ëndrrës së saj: hapja e një studioje incizimi. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here