Cheryl Cole në top listën britanike Kengetraia e grupit “Girls Aloud” Cheryl Cole, ndodhet në pozitën e parë të top listës britanike, me kengen e saj të re,vlersohet si kënga më së shpejti e shitur e vitit.

Cheryl pas paraqitjes së saj në shoun britanik të zbulimit të talenteve, “The X Factor”, ku ajo luan rolin e vlerësueses, singli i ri i Cole, “Fight For This Love”, ka shitur gati 300 mijë kopje brenda një jave.

Fituesja e vitit të kaluar në “X Factor”, Alexandra Burke, të cilën Cole e kishte monitoruar, ka zbritur në pozitën e dytë me kengen e saj “Bad Boys”.

Reperi Chipmunk mban pozitën e tretë me hitin “Oopsy Daisy”, derisa Robbie Williams dhe singli rikthyes i tij “Bodies” qëndron në pozitën e katërt. Top pesëshi mbyllet me Taio Cruz dhe këngën “Break Your Heart”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here