Cheryl Cole është duke planifikuar të vendoset në Kaliforni, ku do të vazhdojë karrierën e saj. Këngëtarja dëshiron që në SHBA të fillojë një jetë të re sipas shembullit të Beckhamëve.

“Cheryl është mahnitur kur ka parë fotografitë e Beckhamëve të shtëpisë me qira në plazhin e Malibusë, kështu që ajo vendosi që të blejë një vilë në të cilën do të jetojë derisa përpiqet të depërtojë në SHBA”, tha një burim i afërt me këngëtaren për mediat angleze.

Këngëtarja beson se ajo i ka të gjitha cilësitë që i duhen për sukses në Amerikë dhe se duhet të vazhdojë me karrierën e saj të këndimit, si dhe që hitet e saj nuk bien nën hijen e rolit të gjyqtares në shoun e popullarizuar “X Factor”.

Ish-gruaja e futbollistit anglez, Ashley Cole, aktualisht thuhet se është duke realizuar disa këngë për albumin e saj të tretë në karrierë, në të cilin do të ketë edhe bashkëpunime edhe me këngëtarët e tjerë, të tillë si Christina Aguilera dhe Usher.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here