Anëtarja e jurisë në spektaklin “The X Factor”, Cheryl Cole, ka deklaruar se nuk e konsideron veten të bukur, pasi vlerëson më shumë të tjerët.

E pyetur nga mediat nëse mendon se është e bukur, ajo ka thënë: “Jo. Nuk mendoj se dikush mendon kështu për veten. Është e çuditshme. Unë më shumë mendoj se si duken njerëzit tjerë. Ende kam ditët e mia të shëmtuara, çdo femër i ka. Refuzoj të besoj dikë që thotë se nuk i ka”.

Ndonëse në mosha 27-vjeçare, ajo deklaron se e sheh veten si një njeri normal, por kurrsesi nuk e ka quajtur veten si një femër e bukur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here