Këngëtarja britanike Cheryl Cole ka shumë dëshirë që i dashuri i saj i ri Tre Hollaway dhe ish bashkëshorti Ashley Cole të takohen.

Kënëgëtarja e “Call My Name” po insiston që valltari të takohet me futbollistin me të cilin ajo u nda në vitin 2010 pasi që ai pranoi se e kishte tradhtuar disa herë, pasi që ata janë ende në kontakt dhe nuk dëshiron që Tre të ndihet keq.

Një burim tha: “Cheryl mendon se mund të jetë një ide e mirë që ata të takohen ndonjë ditë, ndoshta nga fundi i vitit kur gjërat mund të jenë më të qetësuara dhe qartësuara. Cheryl ende kontakton shpesh me Ashley. Tre deri më tani nuk është ankuar por është vështirë për secilin mashkull që të dijë se e dashura e tij kontakton me ish-in. Ajo nuk dëshiron që të ketë probleme më vonë për këtë gjë, veqanërisht derisa ajo ende mbanë mbiemrin e tij dhe nuk po nxiton ta ndryshoj atë”.

Sidoqoftë, Tre nuk është i interesuar të takohet me futbollistin e Chelsea, i cili që nga ndarja me Cheryl nuk ka pas ndonjë lidhje serioze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here