Cheryl Cole ka deklaruar se do të vendoste ta puthte Deni Minogun, motrën e këngëtares australiane, Kylie Minogue, nëse do t’i duhej ta puthte ndonjërin nga anëtarët e jurisë së spektaklit “X Factor”.
Kur dihet se dy anëtarët e tjerë të jurisë janë meshkuj – Luis Uollsh dhe Sajmën Kauell, atëherë bëhet paksa i dyshimtë ky deklarim i Sherilit.
Por, dyshimet e tilla i largon vetë ajo, ngase kur pyetet se me cilin anëtar të jurisë do të martohej, sikur të ishte e detyruar, ajo ka përmendur Luisin, meqë ka thënë se nuk do të mund të duronte të ishte gruaja e Sajmonit, meqë ai gjithmonë insiston se ka të drejtë.