Shtëpia e këngëtares amerikane Cher në Hawaii, me pamje nga Oqeani Paqësor, është shitur për 8.7 milionë dollarë.

Kompania e ankandeve për shitjen e pasurive të patundshme “Consierge Auctions”  thotë se kjo shtëpi, është një prej pesë shtëpive, të cilat janë shitur për gjithsej 19.4 milionë dollarë.Vlera e shtëpisë së bashku me pasuritë tjera, pronë e së cilës ishte Cher, është vlerësuar nga 8 deri në 12 milionë dollarë.

Shtëpia ka sipërfaqe prej 818 metra katrorë, ka 6 dhoma fjetjeje, së bashku me pishinën dhe terrenin për golf.
Për pronarin e ri të shtëpisë dihet vetëm se është nga Arizona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here