Chelsea më në fund ka treguar unazën e saj të fejesës. Ish bija e njeriut të parë të Amerikës – e cila lajmëroj në nëntor se ajo i kishte premtuar fejesë Marc Mezvinsky – ka treguar unazën e saj të fejesës, e cila ishte e diamantit, gjatë premierës së shfaqjes në Broardway, “Promises, Promises”.

Chelsea (30) ka arritur në këtë shfaqje me shtaga pasi në fillim të këtij muaji ka thyer këmbën. Ajo pritet që të martohet gjatë verës.

Nëna e nuses, që është Sekretare e Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, ka thënë më parë se martesa e vajzës së saj do të mbahet në një ambient familjar. Do të jetë një dasmë private”, kishte thënë ajo për CNN në dhjetor. “Do të këtë të ftuar vetëm të afërm dhe shokë të Chelsea”.

Mezvinsky (32) është djali i ish konresmenit Ed Mezvinsky nga Ioawa dhe gruas së tij Marjorie Margolies-Mezvinsky nga Pennsylvania. Gazetat kishin shkruar më parë se Chelsea ka kërkuar një kaucion prej rreth 10 milion dollarësh nëse Marc prish martesën e tyre, apo e tradhton atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here