Chelsea Clinton fejohet me Marc MezveinskyE bija  ish-presidentit  të SHBA, Hillari e Bill Clinton, Chelsea, është fejuar me njeriun me të cilin kalonte në dashur tash e disa vite, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Fejesën e Chelsi Clintonit me bankierin Marc Mezveinsky e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ish-presidentit amerikan, Met Mecken. Lidhja e martesës planifikohet të ndodhë në vitin 2010.

Chelsi Clinton (29) dhe Mezveinski u miqësuan kur ishin tinejxherë dhe që të dytë ishin studentë në Universitetin Stenford.

Jetojnë në New York, ku punon Mezveinsky , në kompaninë “Goldman Saks”, kurse Chelsea Clinton po përfundon shkollën e shëndetit publik në Universitetin Columbija.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here