Charlotte McKinney: Ndjehem e shëndoshë dhe e shëmtuarModelja Charlotte McKinney ka një trup të mrekullueshëm dhe konsiderohet si Kate Upton e re, por vetë ajo thotë se ka raste që ndjehet “e shëmtuar dhe e shëndoshë”.

21-vjeçarja, në një intervistë për revistën ‘Galore’, flet për pasiguritë e saj dhe pozon me kostume banjoje, duke na bërë të kuptojmë se nuk ka arsye të jetë e pasigurtë, shkruan Kosovarja.

“Ndjehem shumë keq për veten, sidomos kur lexoj komentet idiote në internet. Ka momente që më duket vetja shumë e shëmtuar dhe e shëndoshë. E di që jam fatlume për jetën që bëj, por më duhet të punoj shumë për të mposhtur pasiguritë që kam”, ka thënë McKinney.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here