35-vjeçarja ofroi të hënën në mbrëmje disa bileta për të ndjekur ndeshjen e basketbollit të Los Angeles Lakers në zonën e VIP-ave të Staples Center.

Sipas një burimi të pranishëm në ankand ngjarjet rrodhën kështu: “Të gjithë burrat në sallë ishin të gatshëm të dyfishonin ofertën nëse Theron do vinte për të parë ndeshjen me ta. Charlize pranoi për një shumë prej 20 mijë dollarësh.”

Aktorja do i përdorë paratë e mbledhura nga ankandi për të përmirësuar jetën dhe shëndetin e fëmijëve të komuniteteve të varfra në Afrikën e Jugut, veçanërisht atyre të prekur nga SIDA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here