Marrëdhënia e mirë midis Charlize Theron dhe nënës së saj Gerda është i dallueshëm. Diva e madhe nuk e ka fshehur kurrë që është inspiruar nga ajo për rrugën që ka marrë në jetën e saj.

Së bashku ato kanë jetuar momente dramtike si vrasjen e babait të saj të alkoolizuar, mbi të cilin Gerda ka qënë e detyruar ta qëllojë për tu mbrojtur, pasi ai e kishte sulmuar i alkoolizuar. Po ato kohë të errëta janë tashmë shumë larg, aq më tepër tani që ajo ka adoptuar Jackson-in e vogël.

Charlize ka deklaruar se: ‘shpreson të jetë si nëna e saj, e ndershme, e fortë, e dashur dhe gjithmonë prezente në jetën e tij’: Ato janë fotografuar të dyja në një mbrëmje basketbolli të NBA, në ndeshjen midis San Antonia Spurs kundër Los Angeles Lakers, një mundësi që i lejon të shfaqen në publik ndryshe, ose më mirë se në tapetin e kuq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here