Charlize dëshiron një fëmijë nga Sean PennBukuroshja 39 vjeçare kërkon ta çojë lidhjen me aktorin fitues të çmimit Oscar në nivelin tjetër…dhe nuk e ka fjalën për martesën! Charlize dëshiron një fëmijë nga ylli i filmit “Mystic River”.

Aktorja amerikane, e cila ka një djalë tre vjeçar të adoptuar përpara se të lidhej me Sean, duket se tashmë kërkon t’i shtojë edhe më shumë dashuri familjes, me një fëmijë të vetin biologjikisht kësaj radhe.

Ajo rrëfeu dëshirën e saj në një intervistë për gazetën italiane IO Donna, ku tregoi se gjithmonë ka dashur të bëhet nënë dhe artisti 54 vjeçar mund të jetë i duhuri për t’ia plotësuar këtë dëshirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here