Channing Tatum bën striptiz për gruanAi gjithashtu ka shtuar se edhe bashkëshorten e tij e ka mësuar me disa lëvizje seksi, prandaj edhe ajo ia kthen shpesh borxhinYlli i filmit “Magic Mike”, Channing Tatum, e ka pranuar se rregullisht zhvishet dhe bën striptiz për bashkëshorten e tij Jenna Dewan-Tatum.

Ai ka treguar se kur del në qytet, femrat vazhdimisht e ndalin duke i kërkuar që të vallëzoj si në këtë film, por ai u thotë se është i lodhur nga gruaja dhe nuk mundet. “Gruaja ime ka një bashkëshort si valltar erotik dhe shpesh e shfrytëzon këtë.

Edhe adhurueset shpesh në rrugë më kërkojnë të vallëzoj, por kjo është e tepërt për mua. U them se më ka lodhur gruaja ime”, ka rrëfyer aktori 35-vjeçar. Ai gjithashtu ka shtuar se edhe bashkëshorten e tij e ka mësuar me disa lëvizje seksi, prandaj edhe ajo ia kthen shpesh borxhin.

“Ajo është edhe më e mirë se unë. Shpesh ajo më kthen favorin dhe këtë e bën për mrekulli”, është shprehur aktori, i cili kur ka qenë më i ri, vërtetë ka qenë një valltar erotik. “Kam qenë i ri dhe i marrë dhe se kam dashur të fitoj shpejt para. Nuk kam menduar ndonjëherë se do të bëhem aktor”, ka thënë Channing, i cili sot është njëri nga aktorët më të popullarizuar në Hollivud dhe pas vetes ka një varg rolesh të mëdha dhe i cili për një rol fiton së paku 10 milion dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here