Gjërat mes Channing Tatum dhe Jessie J që kanë nisur romancën e tyre tash e pesë muaj po shkojnë shumë mirë.

Së fundmi ata janë parë krahë për krahu derisa po bënin pazar në Los Angeles.

Kjo dalje e çiftit shënon herën e parë që aktori ka dalë në publik pasi ka rruar flokët, një javë pasi e ka pranuar se ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të bardhë ishte një ‘ide e keqe’.

Tatum dhe Jessie J kishin zgjedhur të dy veshje shumë sportive derisa kjo e fundit nuk kishte vënë as grim.

Këngëtarja britanike është takuar me aktorin në vitin 2015 kur ajo i kishte ndarë atij një çmim në MTV Movie Award për rolin në filmin “21 Jump Street”.

Çifti ka nisur lidhjen e dashurisë në muajin tetor, në të njëjtin muaj kur ish-bashkëshortja e aktorit Jenna Dewan kishte aplikuar për divorc nga ai.

Image


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here