Brad Pitt thuhet se ka marrë një honorar marramendës prej shtatë milionë dollarësh që të paraqitet në një reklamë të re të parfumit të shtëpisë së modës “Chanel”.

Marka e famshme franceze ka shpenzuar një total prej rreth 10 milionë dollarësh për reklamat në SHBA dhe shtatë milionë dollarë për të angazhuar një nga yjet më të dëshirueshme të hollivudit, Brad Pitt, si yllin e reklamave të veta për parfumin “Chanel No.5”.

“Ne besojmë që kjo fushatë moderne dinamike do të bëjë që njerëzit të mendojnë në një mënyrë krejtësisht ndryshe rreth No.5,” shpjegoi Andrea d’Avack për revistën franceze “WWD”.

Pitt është mashkulli i parë që do ta promovoj parfumin e famshëm ndërsa fushata reklamuese duhet të fillojë në mes të tetorit. “Kjo është hera e parë që ne kemi një mashkull që flet në lidhje me parfumin e femrave. No.5 është parfumi ynë kryesor dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë investime për ta mbajtur atë në nivele të larta,” përfundoi d’Avack.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here