Stilet e fotove dhe pozimeve sa më të vecanta që në gjuhën popullore të huaj quhen “Trendy”, janë të përhapura me të madhe edhe te artistët tanë.

Dhe nëse do të bënin një klasifikim për nga fotot e shumta me stil sa më interesant, sigurisht që vendin e parë do ta fitonte këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri.

Por nëse e shihni në këtë foto të cuditshme, disa këtë shenjë e interpretojnë si shenja e Djallit, apo sic njihet edhe me sinonimin Satan me dy brirë, ndërsa kjo formë shpesh lidhet edhe me kultin Illuminati.

Por nëse e marrin si një shenjë që personat shurdhëmemecë përdorin, atëherë i bie të jetë se këtu Dafina po i thotë dikujt, ose fansave “të dua, ju dua”.

E nëse këtë foto ia ka shkrepur Ledri, që mendohet se është i dashuri i saj i ri, atëherë kjo është një shenjë dashurie, që të tjerët të mos e kuptojnë. Le të mendojmë kështu derisa vetë Dafina të na japë përgjigje./Albavipnews/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here