Çfarë po ndodh mes Ritës dhe Justin Bieber-it?Ditë më parë paparacët kanë arritur të fotografojnë këngëtaren kosovare Rita Ora dhe Justin Bieber duke lëshuar bashkë një klub të natës në Los Anxhelos.

Natyrisht, menjëherë kishin filluar thashethemet se këngëtari problematik ia ka hedhur syrin këngëtares së bukur.

Edhe burime të afërta me dyshen e famshme kanë deklarata kontradiktore, ku disa pohojnë se ata janë në lidhje të fshehtë dashurie e disa të tjerë thonë se mes tyre po ndodh një bashkëpunim muzikor.

Në të vërtetë, Rita dhe Justin ditë më parë po ashtu janë parë duke lëshuar bashkë një studio muzikore, ndërsa një burim ka deklaruar se ata janë duke realizuar një duet.

“Rita dhe Justin tashmë kanë filluar me incizimet e një dueti. Kjo do të jetë një befasi për adhuruesit e tyre”, ka deklaruar një burim, përcjell “Zeri.info”.

Mirëpo, një tjetër thotë se ata janë në lidhje romantike, porse po mundohen ta mbajnë të fshehur.

“Ata janë në lidhje dashurie që nga muaji i kaluar, mirëpo ata duan që kjo lidhje të jetë sekrete për një kohë. Ata duan që të sigurohen se a janë vërtet të gatshëm për një lidhje më serioze”, ka deklaruar ky burim, duke shtuar se pikërisht Justin është fajtor për dështimin e lidhjes së Ritës me Calvin Harris.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here