Siç duket këngëtarja Dafina Zeqiri së bashku me Ledrin janë penduar për lansimin e parakohëshëm të projektit të tyre “Pom Pëlqen”.

Faqja BABA Records në Facebook citon Dafinën duke thënë se versioni të cilin mund ta dëgjoni mëposhtë i këngës “Pom Pëlqen” nuk është origjinali, ndërsa u bëri thirrje fansave për durim pasi që së shpejti lansohet dhe klipi i këngës në fjalë.

Nëse shohim deklaratën e Dafinës, mund të konstatojmë se kemi të bëjmë me rrjedhje të kësaj kënge, mirëpo spekulohet se pasi nuk është pëlqyer nga fansat e tyre kënga “Pom Pëlqen”, kanë vendosur që të bëjnë ndryshime në të.

Vetë kënga në fjalë është larguar nga YouTube për shkak të së drejtës autoriale që mban KuBin Production. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here